Big Basta është fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP

Fituesi i Ferma VIP 2 u shpall reperi i njohur Big Basta, i cili arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të kurorëzohet si më i votuari i natës finale.

Pas 24 javësh plot sfida, emocione dhe përballje në fermë, “Ferma VIP” mbylli edicionin e saj të dytë me një spektakël madhështor.

Në përballjen e fundit, Big Basta u përball me Anduelin, ndërsa momenti i shpalljes së fituesit u zhvillua në ambientet e jashtme të fermës, ku emocionet ishin të mëdha dhe tensioni në kulm.

Publiku shpërtheu në duartrokitje sapo emri i Big Bastës u dha si fitues.

Finalistët e këtij edicioni ishin pesë: Big Basta, Andueli, Andrea, Big Mama dhe Erandi. I pari që u eliminua ishte Erandi.

Fitorja e Big Bastës vjen si rezultat i një loje të sinqertë, përkushtimi dhe mbështetjes së madhe nga publiku.