Alexander Isak, një objektiv tjetër në merkaton e Liverpool

Në minutën e 62-të të ndeshjes Benfica – Auckland City, trajneri Bruno Lage vendosi të nxirrte jashtë loje Orkun Kokçun për t’i hapur vendin Renato Sanches.

Mesfushorit turk, megjithatë, nuk i pëlqeu vendimi dhe shkoi të ankohej te trajneri portugez, të cilin nuk e përshëndeti rrugës për në stol.

Sekonda më vonë, Renato Sanches shënoi golin e tretë të Benficës dhe Bruno Lage iu afrua Kokçu-t , duke ia mbuluar gojën me dorë dhe duke e acaruar situatën edhe më shumë.

Mesfushori turk madje u përpoq të largohej nga stoli, por ishte bashkëkombësi i tij Akturkoglu ai që e dekurajoi që ta bënte këtë.

/GazetaBlic Sport/

The post Ndodh në Kupën e Botës, trajneri dhe lojtari i Benficas pranë një konflikti fizik appeared first on GazetaBlic.