Irani është gati të shqyrtojë diplomacinë sapo të ndalet ‘agresioni’

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi është deklaruar para mediave pas bisedimeve në Gjenevë.

Araghchi u tha gazetarëve se Irani është “gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalet agresioni” dhe “agresori të mbahet përgjegjës për krimet e kryera”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të “ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.

“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, shtoi ministri iranian.

The post Irani është gati të shqyrtojë diplomacinë sapo të ndalet ‘agresioni’ appeared first on Kosovapost.net.