Nesër përpjekja e 35-t për konstituimin e Kuvendit

Për herë të 35-t, deputetët do të tentojnë nesër në orën 10:30 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimet e seancës që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish të enjten, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.

Kryesuesi Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-NISMA-n, që ta bëjnë këtë.

Serish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 51 deputetë, një votoi kundër ndërsa abstenime nuk pati.

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

The post Nesër përpjekja e 35-t për konstituimin e Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.