Ministrat evropianë pritet t`i kërkojnë Iranit të kthehet në negociata

Sot në Gjenevë, ministrat e Jashtëm evropianë do të takohen me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi, për të provuar të ulin tensionet në krizën midis Iranit dhe Izraelit.

Nëse takimet shkojnë sipas planit, ato do të jenë bisedimet e para ballë për ballë midis Teheranit dhe qeverive perëndimore, që kur Izraeli sulmoi Iranin një javë më parë.

Ato gjithashtu do të shënojnë përfshirjen më të rëndësishme evropiane në këtë krizë. Vonesa e papritur dyjavore e presidentit Trump në marrjen e vendimit të tij, nëse do të ndërhyjë ushtarakisht, u jep këtyre diskutimeve në Gjenevë më shumë peshë, ai thotë se ende dëshiron t’u japë një shans negociatave.

Para se të shpërthente ky konflikt, SHBA kishte ndjekur bisedimet e tyre dypalëshe me Iranin për një marrëveshje të re bërthamore, duke lënë mënjanë Evropën, e cila kishte luajtur një rol jetësor në marrëveshjen e vitit 2015, nga e cila presidenti Trump u tërhoq në mandatin e tij të parë.

Ministrat evropianë pritet t’i kërkojnë Iranit të kthehet në tryezën e negociatave, Irani thotë se dëshiron, por jo ndërsa është nën sulm.

Dhe, për momentin, as Izraeli e as Irani nuk po tërhiqen.

The post Ministrat evropianë pritet t`i kërkojnë Iranit të kthehet në negociata appeared first on Kosovapost.net.