Nga këndvështrimi rus, sulmet izraelite ndaj Iranit përbëjnë “një përpjekje të qartë për të nisur një ndryshim regjimi në Iran”, sipas Nikolay Surkov, politolog rus.
“Kjo është diçka që Rusia do të bëjë gjithçka për ta parandaluar, sepse kemi frikë nga një destabilizim shumë serioz, jo vetëm në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik, por edhe në Kaukazin Jugor dhe rajonin e Kaspikut, pasi Irani është një partner i rëndësishëm për ne në shumë fusha dhe rajone”, u shpreh Surkov për Al Jazeera, nga Moska.
Ai shtoi se një destabilizim i Iranit mund të çojë në braktisjen e disa projekteve strategjike për Rusinë.
“Për shembull, Rusia ka investuar ndjeshëm në Korridorin Veri-Jug, i cili ishte menduar të lidhte Rusinë me shtetet e Gjirit dhe me portet në Gjirin Persik dhe Detin Arabik”, tha Surkov.
Analisti shtoi se Rusia mund të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe SHBA-ve.
“Sipas këndvështrimit rus, pa pjesëmarrjen aktive të SHBA-ve në këtë fushatë, Izraeli nuk do të mund të arrijë një ndryshim regjimi”, theksoi ai./tvklan.al