Miley Cyrus befason fansat me paraqitjen e saj në koncertin e Beyonce-s në Paris

Miley Cyrus lumturoi pa fund fansat e saj të enjten në mbrëmje, duke bërë një paraqitje surprizë në koncertin më të fundit të Beyonce-s në Paris.

Ylli 32-vjeçar u ngjit në skenën e “Stade de France” si pjesë e turneut “Cowboy Carter” të Beyonce, ku të dyja performuan duetin e tyre, këngën hit “II Most Wanted”, shkruan DailyMail.

Ndërsa koncerti nisi, Beyonce iu drejtuar publikut.

“Paris, Francë, jam shumë mirënjohëse që ndodhem në këtë skenë. Kemi përgatitur një shfaqje shumë të veçantë për ju”.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo zbuloi se Miley do të bashkohej me të në skenë, ndërsa kjo e fundit ndodhet në Europë për të promovuar albumin e saj të ri.

“Ju dua shumë”, – tha Beyonce. –

“Jam super e emocionuar sepse doja të bëja diçka shumë speciale për ju. Jepini një duartrokitje! Jam shumë mirënjohëse që do këndoj me ty, znj. Miley Cyrus”.

Të veshura me kostume të arta të njëjta, Miley dhe Beyonce i dhanë njëra-tjetrës një përqafim dhe u kapën për dore përpara se të nisin duetin.

Dyshja, që regjistruan bashkë këngën “II Most Wanted”, kanë fituar edhe çmimin Grammy për Performancën më të Mirë në Duet/Grup Country me këtë këngë.

“Ju lutem, një duartrokitje për Miley-n”, – tha Beyonce pas performancës, ndërsa publiku shpërtheu në brohoritje.