Zjarr afër ndërtesës së Microsoft-it në Izrael, pesë të plagosur

Zjarre të mëdha kanë shpërthyer sot në mëngjes pranë zyrave të kompanisë Microsoft në qytetin Beershebë, në jug të Izraelit, pas një goditjeje raketore që besohet të jetë lëshuar nga Irani.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur dhe flakë të mëdha në afërsi të Parkut të Teknologjisë së Avancuar Gav-Yam, një kompleks ku ndodhen disa nga qendrat më të rëndësishme teknologjike të Izraelit, përfshirë edhe zyrën lokale të Microsoft-it, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas autoriteteve izraelite, pesë persona janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spitalin Soroka, i cili vetë ishte objekt i një sulmi të mëparshëm nga Irani një ditë më parë. Gjendja e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.

The post Zjarr afër ndërtesës së Microsoft-it në Izrael, pesë të plagosur appeared first on Kosovapost.net.