‘MEEEEEESSSIIIIIIIIIIIII’: Legjenda e futbollit shënon super gol, përmbyset rezultati

Në zemër të Evropës, në qytetin e Amnéville (Francë), ku gjatë fundjavës u mblodhën mbi 60 ekipe të moshave U13 nga e gjithë Evropa – përfshirë 20 akademi profesionale si Fulham, Inter Milan, Eintrach Francfort, Galatasaray, Real Sociedad, Stade de Reims e FC Basel – Elite Sports Kosovo tregoi vlerat, talentin dhe shpirtin luftarak që po rritet dita-ditës në futbollin kosovar.

Një nga turnetë më prestigjioze në Evropë për moshat e reja
Turniri Eye Soccer njihet si një ndër garat më cilësore dhe të organizuara në nivel kontinental për grupmoshat U13, me ndeshje intensive prej vetëm 20 minuta, ku çdo moment vlen dhe vendos fatin e ekipit. Ky format e bën garën të paparashikueshme, të shpejtë dhe emocionuese – dhe një test të vërtetë për karakterin dhe cilësinë e ekipeve pjesëmarrëse.

Elite Sports Kosovo – Një ekip që sfidoi gjigantët

Përfaqësuesit nga Kosova, Elite Sports, hynë në këtë turne me një qëllim të qartë: të përfaqësojnë me dinjitet dhe të përballen me më të mirët. Dhe këtë e bënë më së miri!
Në fazën e grupeve, pas pesë ndeshjeve të luftuara, Elite siguroi dy fitore mbresëlënëse (3-0) dhe një total prej 6 pikësh, duke u renditur në vendin e katërt dhe duke kaluar në fazën “Europa League”.
Por momenti më kulmor erdhi në ndeshjet e Europa League, ku Elite Sports Kosovo barazoi 1:1 me FC Fulham dhe 3:3 me FC Basel ( pasi udheheqen ne fillim 2 :0), dy emra të njohur të futbollit evropian! Këto rezultate, përkundër faktit që kundërshtarët vijnë nga akademi profesionale me përkrahje të madhe, dëshmuan për kualitetin, disiplinën dhe talentin që po lind në Kosovë.

Duke mos qenë një klub i zakonshëm, por një platformë për fuqizimin e sportistëve të rinj, Elite Sports vazhdon të jetë ura që lidh talentet shqiptare me skenën ndërkombëtare. Ky turne ishte një tjetër dëshmi se kur puna profesionale takohet me pasionin, asgjë nuk është e pamundur.

Kosova mund të jetë e vogël në territor, por është gjithnjë e më e madhe në zemër dhe në fushën e lojës!

The post Elite Sports Kosovo, lë gjurmë në turneun ndërkombëtar ‘Eye Soccer’ në Francë appeared first on GazetaBlic.