Trajneri i ri i Italisë, Gennaro Gattuso, zbulon se ka folur tashmë në telefon me 35 lojtarë, përfshirë Federico Chiesa-n.
“Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Shpresoj të jem në lartësinë e detyrës. E di që nuk do të jetë e lehtë, por kjo ndodh shpesh në jetë. Unë dhe stafi im jemi të vetëdijshëm se na pret shumë punë, por jemi të bindur se mund të arrijmë diçka vërtet të madhe”, tha Gattuso nëpërmjet TMW.
“Ka punë për të bërë. Të takojmë lojtarë, të flasim me ta, të kuptojmë gjërat që kanë në mendje. Kam dëgjuar prej vitesh se nuk ka talent, por besoj se lojtarët janë aty. Duhet t’i vendosim në kushtet e duhura për të dhënë maksimumin. Qëllimi është të kthehemi në Kupën e Botës. Është thelbësore për ne dhe futbollin italian.”
“Duhet të rizbulojmë entuziazmin dhe të ndalojmë së menduari negativisht. Kur lojtarët vijnë në Coverciano, duhet ta bëjnë këtë me entuziazëm”, vazhdoi ai.
“Krijimi i një familjeje është gjëja më e rëndësishme. Përtej taktikave dhe teknikës, ne duhet të rindërtojmë atë frymë grupi që na ka përcaktuar për kaq shumë vite.”
/GazetaBlic Sport/
The post Gattuso e merr me shumë entuziazëm detyrën e trajnerit tek Italia appeared first on GazetaBlic.