Kuvendi, 34 herë dështim

Për të 34-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale që ka mbërthyer vendin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe sot sikurse në tentimet e mëparshme nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, anipse nga ish-opozita po konsiderohet figurë përçarëse.

Të pranishëm në sallë ishin 102 deputetë, dhe subjektet politike PDK, LDK, AAK e Nisma dhe Lista Serbe sërish nuk propozuan emrat për anëtarë të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pro formimit të këtij komisioni votuan 51, kundër 1, abstenim nuk ka pasur.

Kryesuesi i seancës njoftoi se seanca do të mbahet pas 48 orësh në ora 10:30./

The post Kuvendi, 34 herë dështim appeared first on Kosovapost.net.