Mesfushori i Inter Miamit, Sergio Busquets, ka ndarë pritjet e tij përpara ndeshjes së fazës së raundit të dytë të Kupës së Botës për Klube 2025 kundër Portos:
“Ata kanë lojtarë shumë të mirë, janë forcuar dhe e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Ky është një ekip që çdo vit lufton për fitore në ligën e tyre kundër ekipeve të tjera të mëdha si Sporting dhe Benfica”, tha Busquets në konferencë.
“Do të përpiqemi të jemi sa më të bashkuar që të jetë e mundur, të qëndrojmë së bashku dhe të bëjmë gjithçka që mundemi si një ekip i vetëm. Nëse na vijnë raste, kemi lojtarë individualë që mund t’i shndërrojnë ato në gol, por mbi të gjitha, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbajmë portën e paprekur”, përfundoi ai.
Inter Miami dhe Porto ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport
The post Sergio Busquets: E dimë që do të jetë e vështirë sonte ndaj Portos appeared first on GazetaBlic.