Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve

Ambasadori i Finlandës Matti Nissinen priti dje në drekë të përbashkët pune në rezidencën e tij kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga këshilltarja e tij Fëllënza Podrimja.

Në takim, sipas njoftimit që e ka publikuar sot Ambasada finlandeze ishin edhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, ambasadorja e Holandës Karin Boven, ambasadori i Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe shefi i misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.

“Takimi ofroi mundësi për shkëmbim të hapur të zhvillimeve aktuale në Kosovë, përfshirë procesin e formimit të Kuvendit dhe institucioneve të reja, si dhe tema më të gjera me interes dhe bashkëpunim të përbashkët. Diskutimi reflektoi dialogun e ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe partnerëve evropianë, veçanërisht në mbështetje të rrugës integruese të Kosovës në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Finlandës.

The post Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve appeared first on Kosovapost.net.