Sergio Busquets: E dimë që do të jetë e vështirë sonte ndaj Portos

Hernan Crespo është rikthyer zyrtarisht në krye të Sao Paulo. Argjentinasi 49-vjeçar u prezantua si trajneri i ri i klubit, duke zëvendësuar Luis Zubeldia.

Kontrata e tij është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2026.

Kjo është hera e dytë e Crespos në ligën e parë braziliane, pasi e kishte drejtuar ekipin që në vitin 2021. Ai kishte regjistuar 24 fitore dhe 19 barazime në 53 ndeshje. Nën udhëheqjen e tij, Sao Paulo triumfoi në kampionatin shtetëror “Campeonato Paulista”, duke mposhtur Palmeiras në finale.

Argjentinasi pritet të fillojë menjëherë punën dhe të përgatisë ekipin për ndeshjet e ardhshme të kampionatit brazilian dhe turneve kontinentale.

/GazetaBlic Sport

The post Zyrtare: Hernan Crespo, trajner i Sao Paolos appeared first on GazetaBlic.