Skuadra e Malishevës po vazhdon të përforcohet në merkaton e verës.
Klubi simpatik kosovar po krijon një skuadër me talentë dhe me lojtarë të dëshmuar në futbollin vendor.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Taulant Kiçmari është një nga lojtarët e radhës që është pranë kalimit tek skuadra e Bekim Isufit.
Kiçmari i cili së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut ka filluar stërvitjet me ekipin e Malishevës, teksa në vijim nëse diçka nuk ndryshon, ai pritet të zyrtarizohet nga drejtuesit e klubit.
/GazetaBlic Sport
The post Talenti i Ramiz Sadikut po stërvitet me Malishevën! appeared first on GazetaBlic.