Kurti: Hajrullah Çeku njeriu që i duhet Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Çeku është kandidati që i duhet Prishtinës për ta bërë vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë dinjitetshëm.

Kuri ka theksuar se Çeku gjatë mandatit të tij si ministër i Kulturës ka bërë shumë për kryeqytetin, ndërkaq sipas tij pas 12 tetorit, si fitues i zgjedhjeve, do të mund të bëjë edhe më shumë për të.

“Aktivist i devotshëm, njeri i kulturës, patriot e intelektual. Hajrulla Çeku është kandidati ynë për Prishtinën, unanimisht i nominuar nga kryesia e qendrës së Lëvizjes në këtë qytet. Ai është çfarë i duhet kryeqytetit për të qeverisur mirë, për t’i dalë ballë përgjegjësisë në çdo fushë e për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë dinjitetshëm. Gjatë mandatit të tij si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë shumë edhe për Prishtinën. Pas 12 tetorit, si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe fitues i zgjedhjeve, do të mund të bëjë edhe më shumë për kryeqytetin.

The post Kurti: Hajrullah Çeku njeriu që i duhet Prishtinës appeared first on Kosovapost.net.