I lindur më 16.10.2010 në Helsinki, Finlandë, me prejardhje nga Prishtina, Dion Dreshaj është një futbollist i ri premtues dhe aktualisht luan për klubin PPJ Helsinki.
Edhe pse vetëm 14 vjeç, Dion ka qenë i ftuar disa herë nga Kombëtarja e Finlandës për grupmoshën U15, duke dëshmuar një nivel të lartë talenti, disipline dhe përkushtimi në fushën e lojës.
Nga 24 deri më 27 qershor 2025, ai është përsëri i ftuar nga përfaqësuesja e Finlandës. Ndërkohë, më 28 qershor 2025, ai ka marrë gjithashtu ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U15, për të marrë pjesë në kampin kombëtar në Hajvali – një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm dhe prezantimin e tij në arenën ndërkombëtare.
Dioni është një mesfushor qendror me stil agresiv, i njohur për leximin inteligjent të lojës, vendosjen e saktë në fushë dhe aftësinë për të krijuar raste për bashkëlojtarët përmes pasimeve të zgjuara. Ai kombinon teknikën, vizionin dhe maturinë, duke u shquar si një lojtar me potencial të madh për nivele të larta të futbollit profesionist.
Edhe pse i lindur dhe i rritur në Finlandë, ftesa nga Kombëtarja e Kosovës është pritur me shumë emocion dhe krenari nga Dioni, duke reflektuar lidhjen e tij të fortë me prejardhjen dhe rrënjët familjare
The post Dion Dreshaj super talenti 15 vjeçar që ka ftesë nga Kosova e Finlanda! appeared first on GazetaBlic.