KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

Muharrem Jashari ka zhvilluar një sezon fantastik në Ukrainë me klubin e tij, LNZ Cherkasy.

Falë paraqitjeve fantastike me LNZ dhe kombëtaren e Kosovës, Jashari ka marrë disa oferta mjaft të mira.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se pesë skuadra evropiane po kërkojnë Jasharin në këtë afat kalimtar.

Karpaty Lviv (Ukrainë), Polissya Zhytomyr (Ukrainë) LASK (Austri), Ferencvaros (Hungari) dhe CSKA Sofia nga Bullgaria kanë shprehur interesim për mesfushorin fantastik nga Kosova.

Megjithatë, skudra e tij aktuale, LNZ Cherkasy po tenton ta bindë futbollistin kosovar për të vazhduar kontratën, duke i ofruar pothuajse dyfishin e pagës.

Ditët e ardhshme pritet të jenë përcaktuese për të ardhmen e kosovarit.

/GazetaBlic Sport/

The post Ekskluzive: Pesë skuadra europiane kërkojnë shërbimet e Muharrem Jasharit appeared first on GazetaBlic.