Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Joan Garcia nga Espanyol.

Blaugranasit kanë vendosur të paguajnë klauzolën e lirimit të portierit (25 milionë euro), por sapo transferimi të jetë zyrtarizuar, vjen pjesa më e vështirë: regjistrimi i lojtarit.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i paralajmëroi katalanasit se duhet të mendojnë me kujdes se si do ta regjistrojnë Garcian.

Sezonin e kaluar, Barcelona pati probleme të mëdha me kushtet financiare për regjistrimin e lojtarëve. Duket se situata financiare e klubit nuk ka ndryshuar, prandaj katalanasit morën një paralajmërim nga Javier Tebas.

“Është një gjë të paguash klauzolën e lirimit të Joan Garcias. Është krejt tjetër gjë ta regjistrosh atë. Barcelona nuk është ende pjesë e kësaj marrëveshjeje 1:1”, tha Tebas.

“Ata njoftuan pagesën e klauzolës. Për më tepër, periudha e transferimit dhe regjistrimit ende nuk ka filluar zyrtarisht. Në këtë fazë, ata nuk mund të sjellin askënd”, shtoi ai, duke u dërguar një mesazh drejtuesve të Barcelonës.

“Ata duhet të bëjnë disa gjëra, jo shumë, por e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk është puna ime ta them.”

/GazetaBlic Sport/

The post Tebas: Barcelona nuk mund të regjistrojë askënd për momentin appeared first on GazetaBlic.