Izraelit po i mbarojnë interceptorët e mbrojtjes kundërajrore

Izraelit po i mbarojnë interceptorët e sistemit raketor të mbrojtjes kundërajrore, sipas një raporti të ri.

Wall Street Journal thotë se Izraelit po i mbarojnë interceptorë raketash Arrow, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar amerikan.

Interceptorët luajnë një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi nga Irani, transmeton Telegrafi.

Raporti pretendonte se kishte një “shqetësim në rritje” se Izraelit po i dobësohet aftësia mbrojtëse përballë sulmit iranian.

Çfarë janë interceptorët Arrow?

Interceptorët Arrow janë një pjesë e rrjetit mbrojtës izraelit që përfshin “Sling David” dhe “Kupolën e Hekurt”.

Interceptori Arrow 3 thuhet se ka një rreze veprimi prej gati 1500 miljesh – ndër më të mëdhenjtë në arsenalin izraelit.

Kjo do të thotë se mund të interceptojë kërcënimet para se ato të kalojnë në hapësirën ajrore izraelite.

Sistemi Arrow 2 përdoret gjithashtu për të interceptuar raketa balistike me rreze të shkurtër deri të mesme veprimi.

Netët e fundit kanë parë vazhdimisht qiellin mbi qytetet izraelite të ndriçuar ndërsa mbrojtjet e tij rrëzojnë raketa dhe dronë iranianë. /Telegrafi/