Drita do të luajë me Copenhagen nëse e kalon pengesën e parë në Champions League

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka mbyllur transferimin e sulmuesit, Xhemajl Ibishi.

Sulmuesi ishte pjesë e Shkupit sezonin e kaluar, e në sezonin e ardhshëm ai do të veshë fanellën e klubti të Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Malisheva e ka prezantuar sulmuesin si transferim para garave europiane.

Ja njoftimi i klubit:

“FC Malisheva ka kënaqësinë të ju prezantoj sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar.
Sulmuesi ynë i ri, ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek ne për të qenë vlerë e shtuar në skuadren tonë për garat europiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.
Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj presim që me kualitetin e tij të na dhuroj spektakel, shumë gola dhe asiste!
Ne, jemi të fokusuar të vazhdojmë të i rrisim vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadres tonë, për të qenë sa më të gatshem për sfidat që na presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.
Mezi presim të të shohim në fushë, Xhemajl”, shkruhet në postimin e Malishevës në Facebook.

/GazetaBlic Sport

The post Zyrtare: Xhemajl Ibishi transferohet tek Malisheva appeared first on GazetaBlic.