Mbrojtësi veteran i Monterrey, Sergio Ramos, tha të hënën se ish-ekipi i tij, Real Madrid, duhet të konsiderohet favorit për të fituar Kupën e Botës për Klube.
Paris Saint-Germain fitoi së fundmi Ligën e Kampionëve duke shkatërruar Interin në finale, me ekipin e Liga MX Monterrey që do të përballet me italianët në ndeshjen e tyre të parë të martën në Rose Bowl në Pasadena.
Megjithatë, Ramos, tani 39 vjeç, beson se ish-klubi i tij, gjigantët spanjollë Madrid, janë ekipi i vërtetë për t’u mposhtur.
“Real Madridi është gjithmonë favorit në garat e mëdha”, u tha Ramos gazetarëve përpara ndeshjes së Grupit E kundër Interit.
“Real Madridi është më i miri në botë, për nivelin që klubi dhe lojtarët kanë, për mentalitetin që është ngulitur atje për kaq shumë vite”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport
The post Sergio Ramos: Real Madrid është favorit për Kupën e Botës për Klube appeared first on GazetaBlic.