Brahim Diaz ka arritur një marrëveshje të plotë me Real Madridin për të zgjatur kontratën e tij, raporton Fabrizio Romano.
E njëjta gjë vlen edhe për Thibaut Courtois, i cili gjithashtu ka rënë dakord të qëndrojë në klub me kushte të përmirësuara dhe një marrëveshje të re.
Kontrata aktuale e Brahimit me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por duket se Madridi do t’i ofrojë atij një kontratë trevjeçare, duke e mbajtur në klub.
Sa i përket Courtois, kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe klubi synon ta mbajë atë edhe për një vit tjetër deri në vitin 2027.
/GazetaBlic Sport
The post E kryer: Courtois dhe Diaz do të rinovojnë me Real Madridin appeared first on GazetaBlic.