Su*lm masiv rus në Kiev, 10 të vr*arë dhe mbi 100 të pl*agosur

Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv me raketa dhe dronë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Një dron u përplas me një pallat banimi, duke shkatërruar dhjetëra apartamente, ndërsa ministri i Brendshëm i Ukrainës tha se vendi ishte goditur nga 440 dronë dhe 32 raketa, sipas autoriteteve ukrainase.

Fillimisht, zyrtarët raportuan se 15 persona kishin humbur jetën në kryeqytet, por më vonë e ulën numrin në 10, ndërkohë që dy viktima të tjera u raportuan në qytetin port jugor të Odesës, raporton BBC News.

Sulmi gjatë natës së së martës ishte një nga më të mëdhenjtë në kryeqytet që nga fillimi i luftës së gjithanshme të Rusisë, dhe presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi atë si “një nga goditjet më të tmerrshme”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte në shënjestër komplekset ushtarako-industriale të Ukrainës dhe se të gjitha objektivat ishin goditur me sukses.

Sulmet në Kiev zgjatën më shumë se nëntë orë, duke detyruar banorët të strehoheshin në strehimore nëntokësore nga para mesnatës deri pas agimit.

Zyrtarët thanë se një raketë balistike goditi një pallat nëntëkatësh në një nga lagjet e qytetit, ndërsa gjithsej 27 vende në kryeqytet u vunë nën zjarr. Një hyrje e pallatit në distriktin jugperëndimor Solomianskyi u shemb, dhe kishte shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Një shtetas amerikan 62-vjeçar ishte mes të vrarëve, njoftoi kryetari i Kievit, Vitali Klitschko./rtk

The post Su*lm masiv rus në Kiev, 10 të vr*arë dhe mbi 100 të pl*agosur appeared first on Kosovapost.net.