Dion Gallapeni, mbrojtësi i FC Prishtinës thotë se ai dhe bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht për ndeshjet e Europës.
FC Prishtina sot mësoi kundërshtarin në raundin e parë të kualifikimeve në Europa League, që është Sheriff Tiraspol nga Moldavia, me shumë përvojë në garat evropiane të UEFA’s.
Megjithatë, Gallapeni thotë se fusha e ka fjalën e fundit, pasi ata po përgatiten mjaft mirë dhe beson se kualitetet janë pothuajse të ngjashme.
“Ekipi ynë ëshë e përgatitur maksimalisht që të përgjigjet në fushë pavarësisht kundërshtarit dhe të mos e shikoj se a është i vështirë në letër apo jo, fusha është ajo që e ka fjalën e fundit. Skuadra e Sheriff Tiraspol është skuadër e mirë dhe e konkurueshme për ne – pasi ndajmë përafërsisht kualitetet e njejta. Mendoj se skuadra kundërshtare mund të ketë përparësi ndaj nesh vetëm përvojën në Kupat e Europës, faza ku jemi do të thotë se jemi skuadrat më të mira ku ndajmë të njejtat kualitete”, tha fillimisht Dion Gallapeni për ‘GazetaBlic Sport’.
FC Prishtina momentalisht ndodhet në Bolu të Turqisë ku po zhvillon fazën përgatitore.
Mbrojtësi 20 vjeçar thotë se ekipi është përgatitur maksimalisht e psiqikisht, teksa ai është super i motivuar pas ndeshjeve me kombëtaren e Kosovës, teksa tani do edhe suksese europiane me kryeqytetasit.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, ekipa është e përgatitur maksimalisht edhe në aspektin fizik po ashtu edhe në atë psiqik pasi jemi të motivuar dhe mendojmë se është momenti ynë që të kalojmë sa më lartë në Europë. Në aspektin individual jam shumë mirë, më i motivuar se kurrë pas dy ndeshjeve me Kombëtaren – ndjej se është momenti që të arrijë suksese të njejta edhe me klubin e Prishtinës pasi kemi kualitetin, motivin dhe besimin që të arrijmë sa më lartë në Europë dhe me synim të qarta që të jemi pjesë e grupeve nëse jo në Europa Ligë, të jemi patjetër në grupet e Konferencë Ligës”, përfundoi Gallapeni.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 10 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 17 korrik, në Prishtinë
/GazetaBlic Sport/
The post Dion Gallapeni për ndeshjen me Sheriff Tiraspol: Është momenti të arrijmë sa më lartë në Europë, jemi duke u përgatitur maksimalisht appeared first on GazetaBlic.