Kualifikimet e Ligës së Kampionëve: Drita do të përballet me skuadrën e FC Differdange 03

Sergio Ramos e ka lavdëruar maksimalisht futbollistin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

“Për mua, Lamine Yamal nuk është një talent premtues, është një realitet në fuqi. Edhe pse futbolli është një rrugë e gjatë, ai tashmë po thyen rekorde dhe po bën gjëra të mahnitshme për dikë të moshës së tij”, tha fillimisht Ramos.

Tutje, ai tha se është i lumtur që një lojtar i tillë e përfaqëson Kombëtaren e Spanjës, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai është një lojtar vendimtar, me shumë personalitet, dhe i uroj më të mirën pavarësisht faktit që është te Barça, sepse në fund të fundit, kur ai përfaqëson kombin tonë, vendin tonë, është gjithmonë një lajm i mirë për ekipin tonë kombëtar”, përfundoi Ramos.

/GazetaBlic Sport/

The post Ramos e ‘çon në qiell’ Yamalin: Lojtar vendimtar, me shumë personalitet, po bën gjëra të mahnitshme appeared first on GazetaBlic.