Sot në orën 10:30, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka pasur një defekt në trafon elektrike që gjendet në hapësirat brendshme të spitalit.
Sipas njoftimit, defekti është sajuar pas angazhimit të ekipeve teknike të Spitalit dhe KEDS-it.
“Fillimisht, ndalimi i energjisë ka ndodhur nga rrjeti i qytetit, ndërsa më pas ka pasuar defekti në trafon e cekur më lartë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se menjëherë pas identifikimit të problemit, janë mobilizuar ekipet teknike të spitalit për të siguruar rikthimin e shërbimeve.
Tutje thuhet se ndërprerja e energjisë elektrike gjatë procesit të sajimit të defektit nuk ka paraqitur rrezik për shëndetin e pacientëve.
The post Në Spitalin e Mitrovicës kishte defekt në një trafo elektrike, sajohet problemi pas intervenimit të KEDS-it appeared first on Kosovapost.net.