Futbollisti Endrit Morina do të jetë transferimi i radhës i Dritës.
Burime të ‘GazetaBlic Sport‘ mësojnë se marrëveshja është çështje e kryer dhe se zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.
Mbrojtësi Morina do t’i bashkohet skuadrës nga Gjilani, kurse në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Feronikelit ’74.
Ai njihet për qëndrueshmërinë dhe sigurinë që ofron në repartin defanziv dhe do të jetë forcë e shtuar tek ‘Intelektualët’.
The post E kryer: Endrit Morina arrin marrëveshje me Dritën, së shpejti zyrtarizimi appeared first on GazetaBlic.