800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Emigracioni, migrimi e shumë arsye të tjera kanë bërë që pas viteve 90-të shqiptarët të largohen nga lidhjet familjare. Ky fenomen ka prekur deri tek familja e cila 3 dekada më parë ishte më e bashkuar dhe njerëzit njiheshin, por që sot koha dhe distanca i akën zbehur.

Pikërisht për të rikthyer këtë traditë dhe bashkim të njerëzve të një gjaku, fisi Xhepnuzi në fshatin Karicë të Matit ka marrë një iniciativë të veçantë. Në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, me flamuj kombëtarë dhe dekor tradicional, mbi 800 kushërinj të fisit Xhepnuzi u mblodhën në qendër të tokës së fisit për një takim unik.

Drejtuesi i grupit organizator, Ismail Sadiku tha se Kjo nismë synon rikthimin e lidhjeve familjare dhe forcimin e marrëdhënieve midis brezave, në një kohë kur emigracioni dhe migracioni i brendshëm kanë ndikuar në shkëputjen e njerëzve nga rrënjët e tyre.

Xhabir Cakoni ka udhëtuar posaçërisht nga Athina për të marrë pjesë në këtë organizim. Si nip i fisit Xhepnuzi, Xhabiri thotë se shumë pak nga pjesmarrësit njeh, që nëse do t’i kishte takuar diku tjetër, mbase nuk do tju kishte folur.

Erisa Gjokmeli është nga mbesat më të reja të fisit, por edhe ajo thotë se thuajse asnjë nga kushurinjt nuk i njihte më parë.
Ky organizim është një shembull frymëzues se si rrënjët dhe përkatësia mund të sjellin bashkim edhe pas shumë vitesh ndarje. Fisi Xhepnuzi tregoi se gjaku nuk bëhet ujë, veçanërisht kur dashuria për njëri-tjetrin ringjallet në një festë të tillë.