Multimiliarderi amerikan Elon Musk ka postuar rezultatet e testit të tij të drogës në mediat sociale.
“LOL”, shkroi Musk, duke ndarë një foto të rezultateve të testit, të cilat tregonin se ai rezultoi negativ për çdo ilaç për të cilin ishte testuar.
Kujtojmë që New York Times raportoi së fundmi se Musk mori sasi të konsiderueshme të ketaminës, ekstazisë dhe kërpudhave halucinogjene gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.
Musk, CEO i X, Tesla dhe SpaceX, më parë ka deklaruar publikisht se përdor doza të vogla të ketaminës për të luftuar tendencat depresive dhe se kjo e ndihmon të punojë më me efikasitet. NYT e bazoi artikullin e saj në mesazhe private dhe intervista me më shumë se 10 persona që e njohin Muskun ose kanë punuar me të.
lol pic.twitter.com/pMe3YfXFxS
— Elon Musk (@elonmusk) June 17, 2025
Wall Street Journal raportoi vitin e kaluar se Musk kishte përdorur herë pas here drogë në të kaluarën. Disa anëtarë të bordit në Tesla, kompania e tij e automjeteve elektrike, ishin të shqetësuar për përdorimin e tij të drogave, përfshirë Ambien për të trajtuar problemet e gjumit./Reporteri.net/