Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Presidentja bëri të ditur se me Fidan kanë diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Turqisë.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Diskutuam partneritetin e fortë dypalësh midis Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani në platformën X.
The post Osmani takon ministrin e jashtëm turk, diskutojnë për partneritetin mes Kosovës e Turqisë appeared first on Kosovapost.net.