Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.
Osmani ka thënë se me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë, shkruan Reporteri.net.
“Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.
Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos