Brad Pitt shfaqet me rënie flokësh, mes marrëdhënieve të tensionuara familjare

Brad Pitt u shfaq publikisht në New York gjatë fundjavës, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për paraqitjen e tij, por edhe për një rënie të dukshme flokësh.

Aktori 61-vjeçar, i cili ndodhej në qytet për promovimin e filmit të tij të ri për Formula 1, u fotografua teksa nënshkruante autografe për fansat, me një zonë tullace të dukshme në pjesën e pasme të kokës.

Pitt kaloi Ditën e Babait rreth 3,000 milje larg fëmijëve të tij, të cilët jetojnë kryesisht në Los Angeles me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, shkruan DailyMail.

Marrëdhënia e tij me disa nga gjashtë fëmijët është përshkruar si e largët dhe, në disa raste, “e pandreqshme”.

Fëmijët e çiftit – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne – kanë marrë qëndrime të ndryshme pas ndarjes së bujshme në vitin 2016, e cila pasoi një incident të diskutueshëm gjatë një fluturimi privat.

Disa prej tyre kanë ndërprerë kontaktet me aktorin, ndërsa Shiloh ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin, duke hequr dorë nga “Pitt”.

Të tjerë, si Pax, janë shprehur publikisht kundër tij. Megjithatë, burime pranë aktorit pohojnë se ai mbetet i hapur për të rifilluar marrëdhëniet me fëmijët, nëse ata janë të gatshëm.

Ndërkohë, Pitt ka vazhduar jetën përkrah partneres së tij aktuale, Ines de Ramon, dhe ka reflektuar kohët e fundit mbi jetën, famën dhe rëndësinë e familjes.

Në një intervistë për GQ dhe gjatë promovimit të filmit të tij të ri në Meksikë, ai pranoi: “Kur arrin në një moshë të caktuar, kupton se gjithçka ka të bëjë me njerëzit që të duan dhe që i do”.