Në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Policia e Tiranës, ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet.
Për shkak të zhvillimit të aktivitetit të nivelit të lartë, të kryesuar nga Presidentët e vendeve pjesëmarrëse, më datë 16 Qershor 2025, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.
Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.
Qytetarët këshillohen të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut –
Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme.
Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.
The post Sot samiti i SEECP/ Policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve appeared first on Albeu.com.