Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim miqësor shkrimtaren franceze Sophie Kepes, e cila po qëndron në Kosovë me rastin e prezantimit të librit të saj “Çpërkatësia” (Désappartenir), të përkthyer në shqip dhe të prezantuar në Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë.
Zyra për informim e Kryeministrit, bënë të ditur se në takim mori pjesë edhe shkrimtari Abdullah Zeneli, me të cilin u diskutua për veprat letrare klasike e bashkëkohore, si dhe për rolin e panaireve të librit në promovimin e kulturës së leximit.
Sophie Kepes është shkrimtare, përkthyese, skenariste dhe pedagoge, një emër i njohur i letërsisë franceze bashkëkohore, me përvojë të gjerë në fushat e romanit, esesë dhe skenarit, si dhe në mësimdhënie në Universitetin Paris 3 – Sorbonne Nouvelle.
The post Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes appeared first on Kosovapost.net.