Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Mësohet se Von der Leyen theksoi nevojën urgjente për një zgjidhje të negociuar në përballjen me Iranin dhe një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu bëhet me dije se Von der Leyen nuk la pa përmendur edhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar si “të papranueshme” nga pikëpamja humanitare, dhe i kërkoi Netanyahut që të ketë përmbajtje dhe akses të plotë për ndihmat humanitare.
“Rikonfirmova angazhimin tonë për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që synojnë uljen e përshkallëzimit.
Në këtë kuadër, theksova se Izraeli ka të drejtën të mbrohet.
Irani është burimi kryesor i destabilitetit rajonal. Por është thelbësore që Irani të mos lejohet kurrë të marrë një armë bërthamore.
Duhet gjetur një “zgjidhje diplomatike sa më parë,” shkroi Von der Leyen në rrjetin social X.
The post “Situata humanitare në Gaza, e papranueshme” Von der Leyen, bisedë telefonike me Netanyahun appeared first on Kosovapost.net.