Vezët blu nuk janë si vezët e tjera të Pashkëve. Nëse mendoni se janë të ngjyrosura me bojë apo sheqer me ngjyre, gaboheni.
Këto vezë, janë vezë të vërteta të një pule mjaft elegante. Vezët blu në fjalë nuk janë ekskluzive për banketet e Pashkëve. Edhe pse shumica e llojeve të shpendëve nuk i kanë vezët me ngjyra, ekziston një lloj shpendi që ka vezë blu.
Ky është rasti i zogjve Turdus merula, i Starlingit (Sturnus vulgaris), ndryshe të quajtur zogjtë blu të maleve(Sialia currucoides, zogjtë blu të kontinentit amerikan), të pulave araukane.
Pula araukane është një pulë ‘zbukuruese’ me prejardhje nga Kili që vendos vezë në hije të ndryshme të kaltër dhe gur kali apo të gjelbër.
Natyralistët e shekullit të nëntëmbëdhjetë e pagëzuan ngjyrën blu të vezëve të robinit, emri i të cilit rrjedh nga ngjyra e veçantë e vezëve të robinit amerikan, Turdus migratorius, një i afërm i largët i robinës europiane, Erithacus rubecula.
Gjithashtu një hije më e zbehtë e kësaj ngjyre është adoptuar dhe zyrtarisht e regjistruar si një ngjyrë nga dyqani i famshëm i bizhuterive Tiffany në Nju Jork: Blue Tiffany./Focus.it/