Gjatë një interviste për Fox News, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se është “plotësisht i koordinuar” me presidentin amerikan Donald Trump, duke e përshkruar këtë marrëdhënie si vendimtare në kohën e tensioneve me Iranin.
Ndonëse Trump ka deklaruar më herët se SHBA “nuk është e përfshirë në konfliktin” aktual, Netanyahu theksoi se komunikimi mes tyre është i ngushtë.
Gjatë intervistës, i pyetur nëse i ka kërkuar Trump armë të avancuara të tipit “bunker buster”, bomba të afta për të shkatërruar objektiva nëntokësore, Netanyahu tha: “Nuk do të hyj në diskutimet që kam pasur me presidentin,”, por gjatë fjalës së tij shtoi se “Vendimet e tij janë të tijat.”
Sipas Netanyahut Izraeli ka ndërmarrë goditje kundër objektivave bërthamore iraniane, duke përfshirë edhe një central në Isfahan, kjo është një nga zonat kyçe për zhvillimin e programit të pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit.
I pyetur nga Fox News për aftësinë e Izraelit për të goditur objektiva bërthamore të fshehura në thellësi të tokës. Netanyahu deklaroi: “Kemi disa lepuj në mëngë… dhe nuk mendoj se duhet të hyj në detaje.”
The post Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump appeared first on Albeu.com.