Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Pas pesë ditësh, sot përmbyllet edicioni jubilar i Panairit të Librit “Prishtina 2025”.

Nën moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, kjo ngjarje mblodhi rreth 30 mijë vizitorë nga vendi, rajoni dhe diaspora.

Vizitorët patën mundësinë të njihen me rreth 2 mijë tituj të rinj dhe mbi 6 mijë të viteve të fundit.
Nga 11 deri me 15 qershor, në Prishtinë u mbajt Panairi i 25-të i librit “Prishtina 2025”, e ku morën pjesë mbi 75 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Organizatorët e panairit kanë bërë të ditur se këtë vit ka një rënie të vogël pjesëmarrëse të shtëpive botuese.

The post Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025” appeared first on Kosovapost.net.