Trump i thotë “JO” ekzekutimit të udhëheqësit suprem të Iranit/ Erdogan telefonon presidentin e SHBA-së: Vepro urgjentisht!

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas mediave të huaja mësohet se Trump e ka kundërshtuar planin për të ekzekutuar udhëheqësin suprem iranian.

“A e kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan ende? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po flasim fare për ndjekjen e udhëheqjes politike”, tha një burim, një zyrtar i lartë i administratës amerikane që foli për Reuters.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netahyanu i ka cilësuar si të rreme këto lajme, ku sipas tij biseda të tilla nuk janë zhvilluar me presidentin Trump.

“Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë, dhe unë nuk do të hyj në këtë. Por mund t’ju them, mendoj se ne bëjmë atë që duhet të bëjmë, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Sakaq, bëjmë me dije se së fundmi presidenti Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku dhe mësohet se i ka kërkuar “veprime urgjente” për të parandaluar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

“Presidenti Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Trump mbi zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe theksoi nevojën për veprime urgjente për të shmangur një katastrofë që mund të përfshijë të gjithë rajonin”, tha presidenca turke në një deklaratë.

The post Trump i thotë “JO” ekzekutimit të udhëheqësit suprem të Iranit/ Erdogan telefonon presidentin e SHBA-së: Vepro urgjentisht! appeared first on Albeu.com.