Këngëtari i njohur Meda sot ka mbushur 45 vite jetë.
E për këtë ditë të veçantë për këngëtarin nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, familjarët dhe koleget, shkruan “Kosovarja”.
Një urim tejet special i kishte bërë dhe Lulja, bashkëshortja e tij e cila kishte krijuar një kolazh me fotot e tyre duke u shprehur “Urime ditëlindjen dashuria ime, paq shëndet e lumturi, te dua”.
Kujtojmë se Meda dhe Lulja kanë në jetë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.