Luana Vjollca konfirmon lidhjen e re, zbulon këtë detaj

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ndodhet aktualisht në New York, nga ku ka ndarë disa momente me ndjekësit në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo nuk është vetëm në këtë udhëtim.
Luana po e shijon këtë eksperiencë në shoqërinë e personi të veçantë, që dyshohet të jetë partneri i saj, shkruan “Kosovarja”.

Në një nga imazhet e postuara gjatë udhëtimit, vihet re një detaj që ka ngjallur shumë kuriozitet, pranë saj duket qartë një këmbë mashkulli, çka ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një lidhje të re dashurie.

Por ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është mbishkrimi që Luana ka vendosur mbi imazhin
“As ai, as unë nuk flemë gjumë kurrë.”

Ky pohim i sinqertë dhe disi romantik ka bërë që ndjekësit të besojnë se Luana po i shijon momentet pranë partnerit.