Koha me u kfjell Kosova

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas një deklarate të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një postim të fundit tha se do ta “rregulloj sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë”.

Tahiri e cilëson këtë deklaratë si një sinjal që Kosova duhet ta lexojë me kujdes, sidomos në një kohë kur bota përballet me konflikte serioze, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se koha është me u kfjell dhe u konstitu Kuvendi.


Postimi i tij i plotë:

Ta lexojmë me kujdes mesazhin e Presidentit Trump

Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë.

Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika:

1. Liria e Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim “deal” që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar.

2. Është koha për përfaqësim të dinjitetshëm, serioz e t’menqur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrzave të ngushta partiake e personale.

3. Vendimet për të ardhmen e 🇽🇰 nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence.

Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!