Zjarri ka përfshirë një zonë pranë Urës së Kardhiqit në rrugën që të çon në fshatin Palokastër.
Në vendin e ngjarjes mbërritën 12 zjarrfikëse, 2 automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbështetëse që ndihmuan në shuarjen e flakëve. Zjarri gjithashtu kërcënonte dhe një banesë në afërsi të zonës, teksa përhapja e flakëve favorizohej nga terreni i thatë.
Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht 3 hektarë kullotë me barëra e shkurre ndërsa, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat që shkaktuan flakët.
The post Zjarr në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë 3 hektarë kullotë appeared first on Albeu.com.