Tjetër valë ra*ketash Izrael – Iran

Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit ka nisur.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin. Hyni në zona të mbrojtura sapo të merrni alarmin dhe rrini deri në njoftimin e ardhshëm”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.

Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.

The post Tjetër valë ra*ketash Izrael – Iran appeared first on Kosovapost.net.