Evropa sot shënon 40-vjetorin e formimit të zonës Shengen – territorit më të madh të lëvizjes së lirë në botë.
Shengen është emri i një fshati të vogël në Luksemburg, në kufi me Gjermaninë dhe Francën, ku më 14 qershor 1985 u nënshkrua Marrëveshja me të njëjtin emër.
Të qenit pjesë e kësaj zone pa kontrolle kufitare të brendshme do të thotë që shtetet nuk kryejnë kontrolle në kufijtë e tyre të brendshëm, përveç rasteve të kërcënimeve specifike, ndërsa zbatohen kontrolle të harmonizuara në kufijtë e jashtëm, bazuar në kritere të përcaktuara qartë.
Rreth 3.5 milionë qytetarë kalojnë çdo ditë kufijtë e brendshëm të zonës, ndërsa në një vit realizohen mbi 1.25 miliard udhëtime brenda saj.
Marrëveshja e Shengenit fillimisht u nënshkrua nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Sot, kjo zonë përfshin 27 shtete dhe mbi 450 milion qytetarë evropianë.
Kroacia është i vetmi shtet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që është pjesë e zonës Shengen. Ndërkohë, që nga janari i këtij viti, edhe Bullgaria dhe Rumania janë përfshirë në këtë zonë.
The post Evropa shënon 40-vjetorin e zonës Shengen appeared first on Kosovapost.net.