Real Madridi do ta paguajë transferimin e Mastantuonos në tre këste

Besfort Dervishaj dhe Altin Vojvoda nuk pritet të vazhdojnë karrierën e tyre tek Vëllaznimi.

Dyshja ishin pjesë e formacionit dhe lojtarë të spikatur në sezonin e kaluar tek klubi gjakovar, megjithatë sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, si Vojvoda ashtu edhe Dervishaj nuk kanë gjetur akoma marrëveshje për rinovim të kontratës me klubin e tyre.

Dervishaj e Vojvoda ishin të dalluar tek Vëllaznimi edicionin e kaluar me paraqitjet e tyre, por sezoni i ri mund t’i gjejë në një skuadër tjetër.

Ka mjaft interesime për dyshen, teksa e ardhmja e tyre do bëhet e ditur javën vijuese.

/GazetaBlic Sport

The post Besfort Dervishaj e Altin Vojvoda nuk arrijnë marrëveshje me Vëllaznimin, pritet të largohen nga klubi gjakovar appeared first on GazetaBlic.