Numri i lindjeve në Kosovë dhe jashtë saj ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2025, krahasuar me muajin paraprak.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë prillit janë regjistruar gjithsej 2,113 lindje. Prej tyre, 1,095 janë djem dhe 1,018 vajza.
Në mars të këtij viti, numri i lindjeve të regjistruara ishte 2,061, përkatësisht 1,074 djem dhe 987 vajza.
Këto të dhëna përfshijnë lindjet si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë vendit.