Ka qenë diskutim i hapur

Deputeti i Listës Guxo, Nezir Kraki ka folur në lidhje me atë se a e ka kundërshtuar Guxo koalicionin me NISMA-n.

Ai u shpreh se nuk mund të thuhet se e ka kundërshtuar, por në lidhje me këtë çështje, tha se ka qenë diskutim i hapur.

“E vërteta është se ne si grup që jemi e kemi edhe për obligim moral që disa parime, disa rregulla me u instalu në Kosovë, në politikbërjen e Kosovës, sepse kemi vuajtur si shtet, kemi vuajtur si vend e kemi bërë shumë lëshime politike, në Bruksel e në raport me Serbi, ku kemi pasur Qeveri me legjitimitet të çuditshëm”.


“Ne synojmë diçka që është përnjëmend edhe që i përshtatet interesave të Kosovës, tash në këto rregulla gjendet edhe ajo legjitimiteti prej terrenit duhet me u reflektu edhe në Kuvend dhe prandaj i pari e fiton me automatizon Kryetarin e Kuvendit”.

“Z.Limaj nuk është se ka marrë shumë vota ai me deputetët e tij dhe nëse e marrim komplet votën, legjitimitetin, vullnetin e shprehur te Lista AAK-Nisma, prapë është në krahasim me çka mund të japim ne të tjerët aty, përmes zonjës Haxhiu për shembull, është shumë më solide, në raport me këto vlera”, tha ai në Klan.

“Nuk mund të them që Guxo e ka kundërshtuar, ka qenë diskutim i hapur”, ka thënë deputeti.

I pyetur se a e kanë kërcënuar Kurtin, ai tha se një gjë e tillë është e vërtetë.

“Kjo nuk është e vërtetë, këtë mund ta konfirmojë që s’ka pasur, sepse s’kemi raporte të tilla ne”, u shpreh tutje ai.