Gjykata Speciale ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Belgjikën për zbatimin e dënimeve.
Sipas kësaj marrëveshje, personat e dënuar nga Specialja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton Specialja dhe miratimit të Belgjikës, shkruan Reporteri.net.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryer mandatin e vet.”, ka deklaruar Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.
Ajo ka ftuar edhe shtetet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull.
Shefi i Autoritetit Qendror të Belgjikës ka deklaruar se “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dëshirojmë të shprehim mbështetjen e Belgjikës ndaj DHSK-së dhe drejtësisë ndërkombëtare në tërësi. Me këtë marrëveshje, Belgjika tregon angazhimin e vet të palëkundur ndaj funksionimit të plotë të DHSK-së, sipas marrëveshjes midis BE-së dhe Kosovës.”/Reporteri.net